Celebrities Gossip Showbiz

“Mu deshën 20 vite…”/Supermodelja Kendall Jenner pranon se ‘nuk e duron’ dot famën!

Supermodelja Kendall Jenner ndihet sikur nuk i përket familjes së saj. Në një intervistë për WSJ 27-vjeçarja u shpreh se:

Kam lindur në këtë jetë, por nuk e kam zgjedhur.

Siç shpjegoi Jenner, për aq kohë sa mban mend, ajo është ndjerë e shkëputur nga pjesa tjetër e familjes së saj.

Unë nuk jam e shqetësuar për këtë, në asnjë mënyrë. Unë e bëj dhe kam mësuar si ta bëj këtë.

Ajo ishte vetëm 11-vjeçe kur u shfaq premierë reality show i parë i familjes së saj, i titulluar “Keeping Up with the Kardashians”. Kështu, ajo dhe motra e saj e vogël Kylie u bënë të famshme në një moshë shumë të re. Modelja pranoi se ndryshe nga motrat e saj, ajo ka një marrëdhënie ndryshe me “famën”.

Madje, ajo shpjegon se motra e saj, Kim, është krijuar për këtë botë, pasi edhe kur ishte më e vogël, vizitonte dyqanet dhe ndiqte premiera, vetëm për t’u fotografuar. Nga ana tjetër, Kendall Jenner pohon se asaj iu deshën 20 vite që të mësohej të ishte në qendër të vëmendjes.

M’u deshën pothuajse 20 vjet për të qenë mirë. Unë mendoj se jam mësuar me të tani. Unë jam mirë tani. Thjesht mendoj se edhe unë kam rënë nën ombrellën e Kardashian. Është pak e çuditshme, sepse unë jam si babai im, në shumë mënyra. Unë jam një Jenner, për mendimin tim.