Tech

Mund të përkthejë mbi 1 mijë gjuhë dhe dialekte nga e gjithë bota, Meta prezanton modelin e saj të AI-së!

Meta ka prezantuar së fundmi modelin e saj të AI-së, Massively Multilingual Speech, (MMS) që mund të përkthejë mbi 1,100 gjuhë dhe dialekte nga e gjithë bota. “Shumë nga gjuhët e botës janë në rrezik të zhdukjes dhe kufizimet e teknologjisë aktuale të njohjes së të folurit dhe gjenerimit vetëm sa do ta përshpejtojnë këtë prirje. Ne duam t’ua bëjmë më të lehtë njerëzve qasjen në informacion dhe përdorimin e pajisjeve në gjuhën e tyre të preferuar dhe sot po njoftojmë një seri modelesh të inteligjencës artificiale (AI) që mund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”,-tha kompania.

Meta thotë se programi i saj MMS mund të identifikojë gjithashtu më shumë se 4,000 gjuhë të folura, duke ofruar kapacitet të konsiderueshëm për të lidhur dhe integruar më shumë rajone në të ardhmen. Ky model i Meta-s do t’u mundësojnë të tjerëve brenda komunitetit të kërkimit të ndërtojnë kapacitetin e tij të përkthimit, i cili do të shohë më shumë gjuhë të shtuara në grupin e të dhënave, duke u mundësuar atyre të jetojnë në forma të reja.

Programi i kësaj kompanie Massively Multilingual Speech mund të njohë dhe të identifikojë mbi 4,000 gjuhë të folura. Programi mund t’ju tregojë se çfarë gjuhe është. Rikujtojmë, se kompania Meta, që ka në pronësi Facebook-un, është gjobitur me një shifër rekord prej 1.2 miliard eurosh, për shkak të transferimit të të dhënave të përdoruesve të Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, inteligjenca artificiale, të paktën deri në fazën aktuale, nuk duhet përdorur në shëndetësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje se të dhënat e përdorura nga AI, mund të shkaktojnë dëme serioze, pasi vendimet mund të jenë të njëanshme ose të keqinterpretuara.