Celebrities Food & Drink Gossip Lifestyle Showbiz

Na gjeni dikë që është aq e fiksuar pas linjave trupore si Victoria Beckham, veprimi i çuditshëm i stilistes në dasmën e Ramosit!

Shefi i njohur spanjoll i kuzhinës, Dani Garcia, ka treguar së fundmi se Victoria Beckham kishte kërkesa të çuditshme në dasmën e Sergio Ramos me Pilar Rubio. Në një intervistë për televizionin spanjoll, ai ka thënë se stilistja e kishte ndryshuar të gjithë menunë.

Ishte shumë e çuditshme. Ajo donte gjithçka ndryshe dhe që ne t’i shërbenim ekskluzivisht perime dhe kishte disa gjëra të tjera të çuditshme që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Ajo kishte me vete ujë kokosi, një tas me nenexhik dhe një xhel hidroalkoolik që tanimë është shumë i popullarizuar, por asokohe nuk ishte, sepse ende nuk kishte filluar pandemia e COVID-it.

Më pas, kuzhinieri shtoi se ishte punë shumë e ndërlikuar që t’i shërbente asaj atë natë. Më herët, bashkëshorti i saj, David Beckham, ka folur në lidhje me vaktet e Victoria-s dhe ka treguar se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vitet e fundit. Legjenda e futbollit shpjegoi se qëkur u takua me gruan e tij, ish-këngëtarja ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime të ziera në avull dhe shumë rrallë devijon nga ky zakon.

Rikujtojmë, se Victoria së fundmi ka këmbëngulur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë. Duke folur për besimin e trupit dhe regjimin e fitnesit në revistën “Grazia”, 48-vjeçarja ‘përqafoi’ idenë se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

Është një qëndrim i modës së vjetër, dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia ‘VB Body’”. Çdo grua dëshiron një fund të bukur, të rrumbullakët dhe të lakuar, apo jo?