Celebrities Gossip Showbiz

“Të qenit e dobët është totalisht jashtë mode!”/Nuk e themi ne por Victoria Beckham!

Victoria Beckham së fundmi ka këmbëngulur se dëshira për të qenë e dobët është një “qëndrim i modës së vjetër”, pasi kaloi pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë. Duke folur për besimin e trupit dhe regjimin e fitnesit në revistën “Grazia”, 48-vjeçarja ‘përqafoi’ idenë se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

Është një qëndrim i modës së vjetër, dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se gratë sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjinj dhe të pasme. Sa më e lakuar të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia ‘VB Body’”. Çdo grua dëshiron një fund të bukur, të rrumbullakët dhe të lakuar, apo jo? 

Nëna e katër fëmijëve, e sheh qëndrimin dhe stilin e grave më të lakuara çliruese dhe frymëzuese për fëmijët e saj. Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi David Beckham është ndjerë i kërcënuar dhe i frikësuar për sigurinë e familjes së tij pasi një grua e dyshuar, e cila beson se është nëna e vajzës së tij Harper, u shfaq në shkollën e fëmijës.

Sharon Bell thuhet se është nën besimin deluzional se ajo ishte në një lidhje me ish-futbollistin e Manchester United dhe Anglisë, se ai dhe gruaja Victoria Beckham i vodhën vezët e saj dhe se vajza e tyre 10-vjeçare është legjitime fëmija i saj.

Sjellim në vëmendje se historia e dashurisë së Victorias dhe David do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshje futbolli me motive bamirësie, për t’u kurorëzuar në martesë më 4 korrik të 1999-s, në një ceremoni madhështore në kështjellën e Luttrellstown-it.

Që nga ajo kohë e deri më sot, të dy ia kanë dalë mbanë të jenë një ndër personazhet më të pëlqyera e më të lakmuara. Ish-futbollisti dhe stilistja e njohur britanike janë prova se shprehja “ata jetuan të lumtur përgjithmonë” nuk ekziston vetëm në përralla, por edhe në jetën e përditshme.