Celebrities Gossip Showbiz

Në ankand paketa e cigareve të yllit të rock-ut, Kurt Cobain!

Një tjetër produkt shumë interesant do të dalë në ankand këtë javë. Bëhet fjalë për paketën e pahapur të cigareve të Kurt Cobain, pjesëtarit të grupit Nirvana. Ajo është paketa më e shtrenjtë e cigareve e shitur ndonjëherë. ‘American Spirit’ marka e preferuar e cigareve për yllin e rock-ut po shitet nga Julien’s Auctions si pjesë e ankandit të saj “Played, Worn, & Torn: Rock ‘N’ Roll Iconic Guitars And Memorabilia”.

Kjo paketë cigare është ruajtur me kujdes nga shoku i dhomës së Cobain në klinikën e rehabilitimit në Los Angeles, ku ai qëndroi pak ditë, përpara se të vriste veten. Deri tani paketa vlerësohet në 800-1200 dollarë. Deri në momentin e shkrimit, oferta më e lartë aktuale është 2,000 dollarë.

Ndërkaq, dy kitara ikonike, me të cilat kanë luajtur për dekada Eric Clapton dhe Kurt Cobain i Nirvanas, mund të shiten secila nga 1 deri në 2 milionë dollarë. “The fool” quhet kitarja e Eric Clapton, një kitarë e lyer, e pikturuar, e famshme për tingujt e saj unikë. Kitarën Clapton ia bëri dhuratë George Harrison nga “The Beattles”, pasi këngëtarit i kishin vjedhur kitarën e tij. Nga ajo ditë, Eric dhe kitara u bënë të pandarë për 50 vite.

Më 5 prill u mbushen 29 vjet nga vdekja e Kurt Cobain, liderit të grupit Nirvana, por ujërat janë trazuar nga pretendimet se është vrarë e jo vetëvrarë me armë zjarri, në moshën 27 vjeçare. Për këtë është i bindur gazetari investigativ kanadez, Ian Halperin, i njohur edhe si shkrimtar e autor dokumentarësh. Ai po sfidon të venë e Cobain-it, aktoren e këngëtaren e njohur, Courtney Love që t’i nënshtrohet poligrafit për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth vdekjes së Cobain-it, në vitin 1994.