Aktualitet

Në burg për inceneratorët, nuk ka liri për ish deputetin Alqi Bllako; Apeli ia rrëzon kërkesën

Ish deputeti Alqi Bllako ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme të Apelit mbasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

Burime bëjnë me dije, se Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshueshme masën për ish-deputetin duke e lënë atë arrest me burg.

Apelimi i ish zyrtarit u dorëzua përmes avokatit të tij që kundërshton masën e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Çështja është shqyrtuar me dyer të mbyllura, teksa Bllako këmbënguli se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se është i disponueshëm për drejtësinë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.