Film & Tv

“Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo” së shpejti në DigitAlb…

Festa ka filluar në DigitAlb! Platforma më e madhe televizive, që bashkon të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë, feston këtë vit 20-vjetorin e themelimit. E për këtë festë të madhe, surprizat kanë nisur që tani nga DigitAlb, për të gjithë abonentët, për më besnikët që janë abonuar që nga ditët e para kur DigitAlb nisi transmetimet, si dhe për të gjithë të tjerët që i bashkohen për herë të parë platformës më të pasur televizive mbarëkombëtare, që sjell shqip, spektakël, kinema, sport e argëtim për çdo familje shqiptare.

Në këtë 20 vjetor vijnë ekskluzivisht për ju dy filmat më të dashur shqiptarë, që kanë thyer çdo rekord shikueshmërie në kinematë anë e mbanë botës. Bëhet fjalë pikërisht për dy projektet e realizuara nga “Top Channel Films” – “Në Kuadër të Dashurisë” dhe “5 Herë Jo”, të cilët patën një impakt mjaft të madh tek publiku dhe sollën padyshim një frymë të re dhe inovatore në kinematografinë e sotme shqiptare. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm dhe mbushjes të çdo kinemaje në Shqipëri e jo vetëm, filmat më të ndjekur të vitit 2023, do të mund t’i shihni falë platformës gjigande televizive.

Emocione, humor, romancë, energji! Të sapo dalë nga kinemaja, direkt në ekranin tuaj, së shpejti në DigitAlb…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)