Celebrities Gossip Showbiz

Një bashkëpunim që nuk e prisnim aspak… Ja me cilin reper do të sjellë një surprizë Xhensila Myrtezaj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas projektit të saj më të fundit, ‘Yjet’ në bashkëpunim me Klajdi Harunin, këngë e cila u prezantua në finalen e madhe të edicionit të dytë të ‘BBV’, artistja ka lajmëruar se do të vijë me një tjetër duet.

Bëhet fjalë për Majk dhe kjo nuk është hera e parë që Xhensila zgjedh të ‘bashkojë forcat’ me repera. ‘T’i fala’ quhet bashkëpunimi që do të sjellë dyshja dhe krahas duket se bukuroshja po na paralajmëron se duhet të presim shumë nga ky projekt pasi ka shkruar:

Kemi dhënë shpirtin në këtë projekt, mezi pres ta ndajmë me ju!

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E më pas artistja me anë të një video ku shfaqej në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se zgjodhi t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.