Health & Beauty Lifestyle

Nëse flini me dritë ndezur gjatë natës, ja se nga çfarë sëmundje mund të rrezikoni!

Nëse hyni tek ai grup personash që flini me dritën ndezur gjatë natës, ka ardhur koha që të mësoni se ka një arsye shumë të fortë për të mos e bërë më. Sipas një studimi, ekspertët zbuluan se njerëzit që ekspozoheshin ndaj dritave të forta midis orës 12:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Në fakt, lidhja midis ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe diabetit të tipit 2 u bë kur autorët morën parasysh zakonet e jetesës, modelet e gjumit, puna, dieta dhe shëndeti mendor. Sipas autorëve, dritat e ndritshme gjatë natës rrisin rrezikun e një personi për të zhvilluar diabetin e tipit 2 duke prishur ritmin e tyre cirkadian ose orën e brendshme. Studiuesit erdhën në përfundimin se:

Gjetjet tona sugjerojnë se reduktimi i ekspozimit ndaj dritës gjatë natës dhe mbajtja e një mjedisi të errët mund të jetë një mënyrë e lehtë dhe e lirë për të parandaluar ose vonuar zhvillimin e diabetit.

Në studim morën pjesë 85,000 njerëz dhe 13 milionë orë të dhëna nga sensori i dritës. Ata pjesëmarrës të studimit që nuk ishin diagnostikuar me diabet të tipit 2 mbanin një gjurmues në kyçet e dorës për të mbledhur nivelet e dritës gjatë ditës dhe natës. Këta pjesëmarrës u ndoqën më pas për nëntë vjet për të parë nëse më vonë zhvilluan diabetin e tipit 2.