Health & Beauty

Nëse vuani nga këto sëmundje nuk këshillohet aspak të agjëroni!

Miliona besimtarë në mbarë botën nisin sot agjërimin në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ndërkaq ka edhe shumë të tjerë, të cilët nuk e mbajnë dot pasi vuajnë nga sëmundje të caktuara. Ndërkaq katëgoritë më të rrezikuar nëse agjërojnë janë personat që kanë pasur një atak në zemër, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, përdoruesit e drogës, ata që përdorin shumë medikamente, pacientët me hipertension të pakontrolluar si dhe personat që përdorin hollues gjaku për shkak të protezave të valvulave të zemrës.

Për këta persona nuk rekomandohet agjërimi pa u konsultuar me mjekun. Nëse jeni duke agjëruar, duhet t’i kushtoni vëmendje dy çështjeve kryesore. Duhet të shmangni vaktet e papritura dhe sasitë e mëdha të ushqimit gjatë iftarit. Menuja më e përshtatshme për ju do të jenë gatimet e lehta dhe mesdhetare. Pas një urie të gjatë, duhet të qëndroni larg ushqimeve të yndyrshme dhe të shmangni ushqimin e shpejtë.

Është metoda më e përshtatshme që personat me sëmundje të zemrës të hanë pak nga pak dhe shpesh duke i ndarë mes iftarit dhe sahurit. Ndërkaq, nëse agjërimi juaj miratohet nga mjeku, konsumi ditor i ujit duhet të jetë së paku 2 litra, përveç nëse ka ndonjë kusht shtesë. Kjo sasi duhet të merret duke e ndarë mes iftarit dhe sahurit. Në veçanti, pacientët me hipertension dhe sëmundje të njohura kardiovaskulare nën terapi me ilaçe duhet të jenë tepër të ndjeshëm në këtë drejtim.

Nëse keni vendosur aparat në zemër, vitin e fundit, mund të merrni hollues gjaku për të shmangur problemet me venat. Në këtë rast nuk do të ishte i drejtë agjërimi. Megjithatë, nëse periudha ka kaluar 1 vit, mund të agjëroni duke u konsultuar me mjekun tuaj. Në këtë rast, duhet patjetër të merrni miratimin nga mjeku juaj. Asnjëherë nuk rekomandohet agjërimi pa miratim.