Food & Drink Health & Beauty

Nëse vuani nga ky problem shëndetësor thuajini “lamtumirë” shalqirit këtë verë!

Frutat më të preferuara të stinës së verës janë padiskutim mango dhe shalqiri. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me sasinë. Shalqinjtë me përmbajtje të lartë uji janë të shkëlqyeshëm për të shuar etjen, por kjo sjell me vete disa efekte anësore. Edhe pse është një burim i shkëlqyer i ujit dhe fibrave dietike, shalqiri mund të shkaktojë probleme me tretjen, si diarre, fryerje dhe gazra. Konsumimi i shalqirit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen.

Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës. Një studim i vitit 2019 që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqirit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë nga grupi që konsumonte biskota me pak kalori.

Megjithatë, pavarësisht se është kaq i shëndetshëm, nuk është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit. Dietologët paralajmërojnë se konsumimi i shalqirit nuk është më i miri për diabetikët. Shalqiri është plot me sheqer natyral, i cili mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.

Megjithatë, nuk duhet të eliminohet plotësisht nga dieta. Mund ta kombinosh me ushqime që janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe proteina, si arrat ose farat. Ky kombinim i ushqimeve me vlera ushqyese mund të ndihmojë një person të ndihet më i ngopur për më gjatë dhe të ngadalësojë përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut.