Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Nga bashkëpunimi me Big Bastën e deri tek dashuria që i fal publiku në Shqipëri, Bennito na zbulon gjithçka!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Bennito Haskaj, muzikanti mjaft i talentuar në tregun muzikor. Ai na ka treguar më shumë mbi projektet e tij, marrëdhënien me artistët e tjerë, por dhe sfidat dhe vështirësitë e karrierës së tij…

A ka ndonjë ndryshim nga publiku në Shqipëri me atë në Kosovë, apo edhe në Diasporë?

Nëse marrim ndryshimin në koncerte, është shumë i madh. Sipas meje publiku në Shqipëri është shumë i ndezur, shumë i dashur. Edhe në Kosovë janë shumë të mirë, por janë më të mbyllur, nuk e shfaqin shumë atë që ndjejnë. Ndërsa në Diasporë janë shumë të dashur pas muzikës shqiptare, e duan dhe e vlerësojnë shumë. Na kanë pritur shumë mirë. Nuk ka ndonjë dallim shumë të madh, por unë në Shqipëri ndihem më mirë.

Si lindi bashkëpunimi yt i fundit më Big Bastën, “Guantanamo”?

Kemi pasur kontakt në Instagram. Kisha një demo të gatshme, kisha qejf të bëja diçka më Hip Hop. Mendoja që Big Basta është një nga reperët më old-school dhe e gjeja shumë mirë dhe i shkruajta për të bërë diçka bashkë. E pëlqeu dhe tha që e nisim menjëherë. Për dy javë e kemi mbaruar të gjithën, regjistrimin dhe klipin në Tiranë dhe brenda 1 muaj ka dalë në YouTube.

Deri më tani ke bashkëpunime vetëm me artistë të Shqipërisë, po me të Kosovës kur do të kesh?

Deri më tani kam vetëm 3 bashkëpunime. Me të Kosovës, ata që doja unë ishin të zënë me kohën. Unë jam tip që kam qejf që të mos i stërzgjas shumë projektet. Çdo 2 apo 3 muaj e lançoj një këngë. Disa me të cilët kam folur, kishin shumë angazhime. Tani po diskutojmë që të bëjmë diçka shumë të mirë në pranverë dhe do e bëj një bashkëpunim me një ndër artistët me zërin më të mirë në Kosovë.