Celebrities Live From Tirana Music

“Këngëtarët po i bën të famshëm TikTok-u”/Bennito zbulon sfidat e pathëna të tregut muzikor dhe detaje nga karriera e tij!

I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Bennito Haskaj, muzikanti mjaft i talentuar në tregun muzikor. Ai na ka treguar më shumë mbi projektet e tij, marrëdhënien me artistët e tjerë, por dhe sfidat dhe vështirësitë e karrierës së tij…

Ka një këngëtar të mbivlerësuar në treg?

Shumë. Nuk i them dot me emra konkretë. Jam rritur me muzikë, por mendoj që këngëtarët po i bën të famshëm TikTok-u. Unë këtë nuk e vlerësoj. Njerëzit po humbin shumë kohë aty. Janë bërë të gjithë superstars në TikTok.

Po artistë të nënvlerësuar?

E vlerësoj shumë Stinen, duket që është lënë pak anash. Ka kapacitet dhe bagazh karriere shumë të madh. Edhe Flori Mumajesi. Më duket që ikonat që kanë qenë dikur nuk po vlerësohen më. Jo siç po vlerësohet një këngëtar i ri që bën ‘beef’ me dikë tjetër. Po vlerësohet më shumë sharja se sa muzika. Muzikën ti e ndjen.

A ka sfida industria e muzikës?

Nëse nuk ke lek, më mirë mos e nisni fare. Çdo gjë është leku. Nëse nuk ke lek, nuk merret njeri me ty, nuk të japin asnjë takim, as producenti apo tekstshkruesi. Nëse do të bësh një projekt që vlerësohet, të duhen 5000 euro. Suksesi nuk është i garantuar, por është për të bërë diçka me kualitet. Me kaq mund të bësh një spot dhe këngë së bashku. Ke pastaj dhe 10 mijë apo 15 mijë.

Ke ndonjë projekt të ri me të cilin po punon?

Për momentin kam një Hip Hop ritmike e përzier me turbo, është shumë ritmike dhe shumë melodike. Do të dalë në shkurt ose në mars. Tek ky projekt jam vetëm.