Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Nga përmasat ideale për një miss, deri te skandalet e showbiz-it, producenti Petri Bozo zbulon gjithçka!

Të ftuar sot në “Pardon My French”, producenti Petri Bozo dhe Miss Earth Drita Ziri zbulojnë më shumë për kompeticionet e Miss në Shqipëri, e jo vetëm. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, Petri Bozo shpreh me keqardhje një nga hatërmbetjet e tij…

Një nga hatërmbetjet është se pse nuk e pritën kur u kthye në Shqipëri. Presin boksierë, apo shumë të tjerë, por pse jo këtë vajzën.

Mundësitë janë të shumta, Petri Bozo zbulon më tepër lidhur me përfitimet e një çmimi të tillë si Miss Earth.

Mund t’i japim një impakt fushave të turizmit, agroturizmit, kemi përfaqësuesen me të denjë.

Më tej, Petri shpehet për miss-et ndër vite…

Ne kemi pasur vajza shumë korrekte në të gjitha miss-et. Asnjë nga vajzat tona nuk kanë qenë pjesë e showbiz-it me skandale… Kënaqësia është e jashtëzakonshme kur ti lë gjurmë dhe publiku e do rezultatin.

Cilat janë përmasat ideale për një miss?! Ja si shprehet Petri Bozo.

‘1.68 – 1.77’ Në këto përmasa vazhdon të ngelë gjatësia. Përmasat ideale janë 90-60-90. Një kompeticion miss-i është ndryshe nga ai i modeleve. Miss-i është tradicionalist…