Gossip

Nga “Për’puthen” tek telenovelat turke! Fation Kuqari i zbulon të gjitha!

Një prej konkurrentëve më të përfolur që shpesh ka krijuar shumë konflikte në sezonin e dytë të emisionit më të ndjekur të dashurisë “Për’puthen” është Fation Kuqari. I ftuar në një emision ai i ka shprehur të gjitha, por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë planet e tij profesionale, pra rreth karrierës së tij të re.

Ish-konkurrenti ka zbuluar se aktualisht po punon si aktor në një film, në të cilin do të ketë rolin kryesor. Sipas fjalëve të tij, xhirimet dhe puna e filmit kanë nisur më parë se ai të bëhej pjesë në programin e dashurisë. Gjatë intervistës ai përmendi se përpos këtij projekti, atij i kanë ardhur oferta për t’u bërë pjesë e ekranit nëpër telenovela dhe atyre që ne i preferojmë shumë, turket. Fationi zbuloi se ka në plan një telenovelë turke, por kushti i vetëm duhej që të mësonte gjuhën brenda një periudhe 4-mujore.

Përpos punës së tij, ai foli gjithashtu dhe për një temë të cilën për muaj me rradhë ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat, ku bëhet fjalë për Tea Trifonin dhed lidhjen e saj më të re. Ku i dashuri i saj rezulton të jetë shok shumë i mirë me Kuqarin, por ai nuk ka dashur të japë shumë detaje.
Nga ana tjetër, Fationi nuk pranoi të fliste kurrsesi për marrëdhënien e Melisës me Andin, ku kujtojmë se situata mes tyre ka qenë shumë e tensionuar gjatë periudhës kur ishin pjesë e programit.