Celebrities Gossip Showbiz

Niko Komani zbulon një detaj për veshjen e Ronelës në Eurovizion!

“Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë.

Ethet e “Eurovision 2022” po afrojnë. Në datën 10 maj do të nisë nata e parë gjysmëfinale e garës së madhe evropiane të muzikës, për të vazhduar më pas me natën e dytë më 12 maj dhe finalen e madhe më 14 maj. Artistja shqiptare Ronela Hajati do të hapë shfaqjen. Këngëtarja shqiptare do të performojë e parë në gjysmë finalen e parë të festivalit evropian që pritet të mbahet në Torino. Organizatorët kanë publikuar listën e këngëtarëve që do të performojnë sipas renditjes në gjysmë finalen e parë dhe të dytë.

E padyshim që interesi se si do të jetë performanca e bukuroshes është i madh. Para pak kohësh me anë të një ‘Ask’ ku ndjekësit kanë pasur mundësinë ta pyesin Ronin mbi Eurovision-in dhe më shumë, ajo na ka treguar një detaj mbi veshjen e saj duke u treguar shumë diskrete. Ajo ka treguar se veshja duhet të jetë e rehatshme që ajo të kërcej sa më kollaj dhe se kushti numër një është komoditeti.

Në një intervistë, Niko Komani, i cili do të kujdeset për paraqitjen e këngëtares në Eurovizion, ka treguar një tjetër detaj për veshjen e saj. Stilisti ka treguar se veshja e Ronelës do të jetë ngjyrë rozë dhe po presim me padurim se çfarë ka përgatitur për bukuroshen.

Ashtu si ajo nuk na zhgënjen kurrë edhe këtë herë bukuroshja na ka bërë të ndihemi krenarë duke thyer një rekord që do ta ndihmojë shumë Shqipërinë në këtë konkurrim. ‘Sekret’ është renditur në vendin e 5-të si një nga këngët më të dëgjuara në Eurovision për këtë muaj.Nga statistikat që bëhen çdo muaj për 20 këngët më të dëgjuara, Ronela na ka renditur në vendin e 5-të.