Celebrities Gossip Showbiz

Një dëmtim në të kaluarën duket se po e shqetëson shumë Dafina Zeqirin…

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. E në Instastory-n më të fundit ku shfaqet duke vënë akull në vendin e lënduar, artistja na ka treguar se duke qenë se nuk ka kryer terapinë e nevojshme pas dëmtimit, tani e vuan shumë.

Vuajtja është e vërtetë… Duhet të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operimit! Por, do të jem mirë!

Bukuroshja është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa ditë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.