Celebrities Gossip Showbiz

“Merruni me fytyrën dhe filtrat tuaj”, Dafina Zeqiri i kthehet keq ndjekësve në Instagram!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

Bukuroshja është shpesh aktive në rrjete sociale duke postuar momente nga përditshmëria e saj dhe disa orë më parë ka ndarë një video me ndjekësit ku shfaqet me një filtër Instagrami, i cili krijon imazhin e buzëve shumë të fryra dhe mesa duket Dafi ka marrë shumë kritika lidhur me këtë video. Këtyre kritikave, këngëtarja i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi.

Dje e përdora një filter që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të pasjellshme, veçanërisht kur vinin nga gra që më ndiqnin. Merruni me fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të bëheni 33 vjeçe dhe të mos keni botoks apo filler, ejani e më flisni.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”.

Së fundmi burime të sigurta kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime.