Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV. Ajo u skualifikua në gjysmëfinalen e këtij edicioni dhe në këtë intervistë ekskluzive ne tregoi më shumë rreth eksperiencës së saj.

Përsa i përket jetës së saj private dhe faktit se në rrjet janë ngritur hipoteza të ndryshme rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, ndaj na dha disa detaje personale, të cilat ne nuk i dinim. Françeska tha si më poshtë:

Unë si Françeska një gjë, që se di përse nuk ma kanë konsideruar, është fakti që unë që 18 vjeç kam qenë në punë. Unë punoj në Angli dhe kam punuar për disa kompani më të fuqishme në Britani në fushën e financës. Kështu që me shumë siguri rroga ime është shumë e lartë. 

Ndërkohë për lidhjen me Ergysin, bashkëshortin e saj, dhe një diferencim moshe mes tyre që supozohet sërish në rrjet, ajo vijoi:

Ehh shumë vite. Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatorë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjërat që mendohet.