Bota Health & Beauty Lifestyle

Një e treta e popullsisë së botës nuk mund ta shohë galaktikën, ndotja nga drita po kërcënon edhe lakuriqët e natës!

Mes shumë fatkeqësive ekologjike të kërcënuara, një që pak e kanë njohur është humbja e lakuriqëve të natës. Sipas librit të ekologut suedez Johan Eklöf, rreth katër dekada më parë, shumica e kishave në Suedinë jugperëndimore ishin të mbushura me koloni lakuriqësh nate, gjë që nuk është më kështu. Në hulumtimin e tij, ai pretendon se një nga fajtorët e mëdhenj për këtë është ndotja nga drita.

Çdo zonë ka instaluar ndriçim modern për të treguar arkitekturën me të cilën ata krenohen, ndërsa kafshët të cilat për shekuj janë strehuar në errësirën e kambanave të kishave dhe që për 70 milion vjet e kanë bërë natën shtëpinë e tyre ngadalë po zhduken nga këto vende.

Eklof trajtoi në librin e tij se si speciet shtazore ndikohen nga drita artificiale dhe se si marrëdhënia e njerëzimit me errësirën përfundoi të jetë problematike. Termi “ndotje nga drita” filloi të përdoret nga astronomët në fund të viteve 1960. Sot, fjala i referohet ndotjes së vazhdueshme dhe intensive të dritës të emetuar nga qytetet pas muzgut, duke bllokuar pamjen e yjeve.

Sot, një e treta e popullsisë së botës nuk mund ta shohë galaktikën, edhe në natën më të kthjellët. Megjithatë, ky fenomen i ndotjes nga drita ka implikime shumë më serioze sesa shikimi i yjeve. Nata jep jetë dhe mobilizon krijesa, të pajisura me sy të mëdhenj dhe të ndjeshëm ndaj rrezatimit infra të kuq, që shohin atë që ne nuk mundemi dhe mbrohen nga errësira.

Për shembull, lakuriqët e natës meshkuj çiftëzohen një herë dhe më pas vdesin. Femrat bartin dhe vendosin vezët e tyre në ara dhe më pas edhe ato vdesin. Siç thotë Eklöf, këto krijesa, me një rol kyç në pjalmimin dhe ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve, kërcënohen nga drita artificiale që i ngatërron.

Pemët urbane, të hutuara nga ndriçimi artificial, mbeten më të gjelbërta se ato në fshat. Në një ishull australian, drita i çorganizoi muretat në një masë të tillë, saqë ato lindën shumë më vonë se normalisht, kur ushqimi tashmë kishte mbaruar. Edhe koralet, të çorganizuara nga drita artificiale, reduktojnë riprodhimin e tyre, besojnë shkencëtarët. Por jo vetëm krijesat e mbretërisë së kafshëve preken nga drita, por edhe bimët dhe njerëzit.