Celebrities Gossip Showbiz

Një këngë dedikim për SinBoy? Në ditëlindjen e saj Rina ka vetëm një dëshirë, të jetë me të…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Ditën e djeshme bukuroshja festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi plot 24 vjeçe. Në këtë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë ku lajmëroi se do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Subjekti i këngës? Ditëlindja dhe se si Rina në këtë rast dëshirën që shpreh kur fryn qirinjtë është të rikthehet me të.

Bazuar në histori të vërtetë? Epo për këtë na duhet të presim dhe pak, deri atëherë le të dëgjojmë një pjesë të shkurtër që ka publikuar vetë artistja.

Për ditëlindje je dëshira… për ne lutna tu i fry qirat

Siç shpesh ka konflikte mes artistëve ku akuzojnë njëri-tjetrin për imitim edhe Rina në formë ‘thumbimi’ është shprehur kështu për këngëtare të tjera, ku këtu dyshohet për ato që quhen ‘rivalet e saj’. E për këtë para pak ditësh bukuroshja ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që ajo vazhdon të punojë dhe sjellë projekte të reja.