Celebrities Live From Tirana Music

Një libër, një këngë e re dhe jo vetëm…/ Ekskluzivisht për TAR, Valbona Mema zbulon gjithçka!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Valbona Mema. Ajo ka treguar ekskluzivisht për Top Albania Radio se cilat janë qëllimet e saj dhe se çfarë do na sjellë në të ardhmen sa i përket botës së muzikës dhe jo vetëm.

Çfarë kërkon Valbona më shumë nga vetja e saj, një gjë të cilën akoma nuk e ka arritur?

Dua që të nxjerr librin e jetës sime, për të gjitha gratë që duhet ta mbajnë kokën lart, duhet të jenë të forta dhe të mos lejojnë në asnjë mënyrë që të gjykohen. Të kenë një familje dhe një bashkëshort që t’i dojë dhe t’i vlerësojë. Unë e kam adhuruar që ditën e parë, nuk kam krijuar familje tjetër sepse jam ndjerë e kompletuar. Femrat e forta nuk paragjykohen asnjëherë sepse janë heroina. Gjithashtu edhe fëmijët janë pasqyrë e nënës.

Një fakt shumë i bukur ishte edhe pjesa kur Valbona zbuloi se këngët më të njohur dhe më të dashur për të gjithë “Tate du fuston” e ka regjistruar në ambientet e Top Albania Radio-s në Pirmaidë.

Çfarë na pret në të ardhmen, sa i përket fushës së muzikës?

Kam punuar gjatë kësaj kohe me kolazhe familjare. Në mënyrë që kushdo mundet tani që t’i dëgjojë dhe t’i shkarkojë. Do vij më një risi të re, shpresoj dhe ishalla nuk kam gabuar. Në bashkëpunim me Marsel Gungën do të sjellim një këngë tironse. Është surprizë.

Valbona Mema gjithashtu ka folur edhe në lidhje me paragjykimet që ka marrë për shkak të tatuazheve por që vendosi të thoshte se:

Jam gjykuar shumë, por unë ia kam kushtuar familjes. Kam djalin, vajzën, burrin dhe veten time. Ato më përkasin mua.