Celebrities Gossip Showbiz

Një mikeshë si Fjoralba Ponari! I dedikon vogëlushit të Einxhel fjalët më të ëmbla…

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para pak ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali. Ka qenë shoqëria e tyre ata që kanë postuar fotot e para nga festa e organizuar në një mjedis të hapur dhe zbukuruar me tullumbace të bardha që me zbulimin e surprizës u shtuan dhe ato në ngjyrë blu.

E nuk mund të mungonin disa fjalë nga ana e Fjoralbës, e cila dihet tanimë se ka një miqësi shumë të ngushtë me Einxhel. Prezantuesja me anë të një postimi në Instagram teksa na ka treguar disa momente nga festa, krahas i ka dedikuar vogëlushit që pritet të vijë në jetë fjalët më të ëmbla.

Kaq i vogël, kaq shumë i dashur nga të gjithë!

Einxhel dhe Dagz kanë bërë plot 8 muaj që janë bashkë dhe përveä faktit që na kujtuan se koha fluturon, po ashtu na treguan se nuk mund të ishin më të ëmbël me njëri-tjetrin me dedikimet e tyre në këtë ditë të veçantë për ta. Në një postim në Instagram ku Einxhel shfaqej me barkun e rrumbullakosur mbi një njëbrirësh, në shoqërinë e partnerit të saj.