Celebrities Gossip Showbiz

Një rrëfim si rrallëherë nga mbesa e Marilyn Monroe: “Ajo do ishte gjallë nëse…”!

Një vit para se të vdiste, Marilyn Monroe bëri dy përpjekje të fundit për të kontaktuar me të vetmin burrë që deshi gjithmonë, por kurrë nuk kishte arritur ta magjepste babain e saj. Së pari e shoqëruar nga një masazhatore, herën e dytë nga publicisti i saj, ajo bëri të njëjtin udhëtim në fermën e qumështit në pronësi të ish-shefit të Hollivudit, Charles Stanley Gifford. Në të dyja rastet, ajo u refuzua. Në të njejtën javë, 60 vjet më parë, Marilyn u gjet e vdekur në shtratin e saj, në moshën 36-vjeçare.

Ajo kishte luftuar me varësinë nga droga, vetminë dhe depresionin ndërsa përpiqej përgjithmonë të mbushte boshllëkun e lënë nga braktisja e babait të saj. Tani mbesa nga babai i aktores beson se ajo mund të ishte shpëtuar vetëm nëse do të ishte pranuar nga babai i saj gjatë atyre udhëtimeve të shumta dhe gjithnjë e më të dëshpëruara, në Hemet, Kaliforni. Francine, sot 76-vjeçe shprehet se:

Duke reflektuar për këtë, mendoj se jeta e saj do të kishte qenë më e mirë nëse gjyshi im do të kishte bërë gjënë e duhur. Ajo mund të kishte pasur një familje normale, të lumtur dhe mbështetjen për të cilën kishte nevojë. E di që ajo kishte probleme, por ishte e kujdesshme dhe e dashur dhe gjithmonë kishte mall për babanë e saj. Ajo nuk ishte një bionde e vogël. Ajo kishte zgjuarsi të cilën e kishte trashëguar nga babai i saj, gjyshi im. Jeta e saj mund të kishte dalë shumë ndryshe nëse ai do ta kishte mirëpritur. Dhe kush e di, ajo mund të ishte ende me ne sot.

Marilyn u gjet e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në 12305 Fifth Helena Drive në Los Anxhelos në orët e para të 5 gushtit 1962. Ajo ishte e zhveshur dhe ende mbante në dorë telefonin me të cilin kishte bërë telefonatën e fundit. Një raport i mjekut më vonë zbuloi se ajo kishte vdekur mbrëmjen e kaluar si rezultat i një “vetëvrasjeje të mundshme” pasi kishte pësuar helmim akut.

Por zbulimi ka qenë gjithmonë i diskutueshëm me autorët dhe teoricienët e konspiracionit që pretendojnë se ajo u vra nga komunistët ose CIA pas aferave me Presidentin John F.Kennedy dhe vëllanë e tij politikan Bobby Kennedy. Rikujtojmë, se traileri për filmin e ardhshëm të Netflix “Blonde” shkaktoi reagime jo të mira. Pasi panë trailerin më 28 korrik, fansat kritikuan në mediat sociale drejtorët e kasting për theksin e De Armas në film. Shumë thanë se theksi i aktores kubane është shumë i rëndë dhe se ajo nuk tingëllon aspak si Monroe.