Lancio Music

Një sukses i padiskutueshëm! Kënga që Stanaj shkroi për Ariana Grande-n po bën namin!

Këngëtari nga Mali i Zi, Stanaj pak ditë më parë na befasoi të gjithëve ku nëpërmjet një postimi në rrjete sociale tregoi bashkëpunimin me Ariana Grande-n për albumin e saj të ri “Positions”. Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të.

Kjo këngë po korr goxha sukses në SHBA dhe Stanaj nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Ai ka ndarë lajmin e bukur me fansat në InstaStory, duke shkruar se i është falenderues Zotit dhe skuadrës.

Rikujtojmë, se ditën e djeshme u publikua bashkëpunimi i tij “Noel” me producentin Tommee Profitt. Stanaj është një këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i rritur në New York. Ai ka kënduar që në moshën 6-vjeçare, si dhe ka performuar në shumë vende në botë. Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të njohura, si për shembull Kim Kardashian e cila ka shpërndarë në rrjetet sociale coverat e tij. Po ashtu, Stanaj ka qenë edhe në “Sunny Hill Festival”, teksa 3 vite më parë vizitoi vendin tonë, kur ishte i ftuar në “The Voice of Albania”.