Celebrities Gossip Showbiz

Një super bashkëpunim do të vijë së shpejti nga Semi dhe…

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Mirëpo, tani që bukuroshja është rikthyer në muzikë duket se nuk ka më të ndalur me prurje të reja. Lajmin na e ka dhënë këngëtarja Dafina Zeqiri dhe nëse pyesnit veten se çfarë lidhje ka Dafi në këtë mes është pasi djali me të cilin do të bashkëpunojë Semi është Roni, pjesë e grupit të ‘Money Team’, i njohur gjithashtu dhe nga publiku.

Surpriza e dyshes quhet “All ur loving” dhe do të publikohet ditën e enjte në orën 18:00.

Teksa para disa ditësh, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” , Semi dha një intervistë shumë të veçantë ekskluzive për vëllezërit Veshaj, ajo si rrallëherë foli për lidhjen e Donaldit dhe Beatrix duke e konsideruar si një ‘bëmë të aktorit.

E nga ana tjetër duket se Trixa ka zgjedhur të hedhë një ‘thumb’ lidhur me këtë deklaratë, ku një ndjekëse i ka komentuar duke e quajtur ‘bëma’ ashtu si fjalët e Semit dhe nuk ka munguar një përgjigje nga bukuroshja.