Celebrities Gossip Showbiz

Një tjetër çift i showbiz-it i jep fund lidhjes!

Së fundmi mediat e huaja kanë raportuar se komediani Trevor Noah dhe aktorja Minka Kelly janë ndarë pas gati dy vitesh lidhjeje. Një burim tha për “People” se:

Minka është beqare tani. Ajo është shumë e lumtur. Do të preferonte të ishte beqare sesa të humbiste kohën e saj me djalin e gabuar.

Rikujtojmë, se Trevor dhe Minka filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe asokohe u tha se dyshja kishin diçka serioze me njëri-tjetrin. Madje një vit më pas, Noah investoi 27.5 milionë dollarë në një rezidencë duke bërë plane për një të ardhme së bashku, por mesa duket nuk shkoi kështu. Thuhet se Noah ishte shumë i fokusuar në punë dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për një lidhje.

Çifti shkoi në një udhëtim në fillim të këtij viti në vendlindjen e Noah në Afrikën e Jugut. Ish-çifti ishin ndarë për një kohë të shkurtër në maj të 2021-shit derisa u panë të ribashkuar në një arratisje në St.Barts më vonë atë muaj. Një burim tha për median se:

Ata po bëjnë plane për një të ardhme së bashku dhe kjo është një marrëdhënie shumë e qëndrueshme.

Sjellim në vëmendje se Kelly ka qenë në të kaluarën në romanca me aktorët Chris Evans, Wilmer Valderrama, Jesse Williams, John Mayer dhe ikonën e bejsbollit Derek Jeter. Ndërkaq, Noah në të kaluarën ka qenë i lidhur me modelen Jordyn Taylor dhe fizioterapistin e Afrikës së Jugut, Dani Gabriel.