Celebrities Film & Tv

Një tjetër fitore për “Everything Everywhere”: Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert marrin çmimin për regjisorët më të mirë!

ytyrat mund të duken të njohura, por nominimet janë krejt të reja. Kur nominimet u shpallën për çmimet e 95-të të Akademisë, ishin 16 të nominuar për herë të parë në katër kategoritë kryesore të aktrimit: Austin Butler, Hong Chau, Kerry Condon, Jamie Lee Curtis, Ana de Armas, Colin Farrell, Brendan Fraser, Brendan. Gleeson, Brian Tyree Henry, Stephanie Hsu, Barry Keoghan, Paul Mescal, Bill Nighy, Ke Huy Quan, Andrea Riseborough dhe Michelle Yeoh.

Disa si Curtis (aktorja në një rol dytësor për “Everything Everywhere All at Once”), Farrell (aktor në një rol kryesor për “The Banshees of Inisherin”), Fraser (aktor në një rol kryesor për “The Whale”) dhe Yeoh (aktorja në një rol kryesor për “Everything Everywhere All at Once”) janë fytyra të njohura që janë në industri prej vitesh. Gjithsesi, një ndër çmimet më të rëndësishme të natës sapo është ndarë, ai i regjisorit ose regjisores më të mirë. Filmi “Everything Everywhere All at Once” është padyshim një ndër filmat më të suksesshëm të kësaj nate. Pak minuta më parë Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert ose siç njihen ndryshe dy Daniel-ët arritën të fitojnë në kategorinë “Regjisori më i mirë”. Pak para se të ndodhte kjo, ata rrbyen një tjetër çmim, atë të “Skenari më i mirë origjinal”.

Regjisori më i mirë

Daniel Kwan, Daniel Scheinert (“Everything Everywhere All at Once”)