Botë e Çuditshme

Njihuni me Spike, qenin më të vjetër në botë!

Spike Chihuahua është zyrtarisht qeni më i vjetër në botë pasi ka arritur moshën 23-vjeçare. I lindur në nëntor 1999, Spike, nga Ohio, SHBA, mori nderimet e Rekordit Botëror Guinness duke rrëzuar nga froni Gino-n, një qen 22-vjeçar që mori titullin në 2022.

Kafsha shtëpiake e Rita Kimball është një chihuahua që pëlqen patatinat Doritos, që fle në verandë – dhe ai është qeni më i vjetër në botë i sapo kurorëzuar. Spike u gjet i braktisur në parkun e veturave të një supermarketi në vitin 2009 nga pronarja e tij, e cila shprehet:

Shumica e familjes sonë e dinin që Spike ishte i moshuar, por nuk e dinim se ai mund të ishte më i moshuari në botë.

Rreth dhjetë vjet më parë, gruaja nga Ohio e pa për herë të parë qenin, i cili ndodhej në parkingun e një dyqani ushqimor.  Punonjësit atje kishin ushqyer me mbeturinat për ditë të tëra dhe qartësisht ai nuk ishte në një vend të mirë.

Rita tha se Spike dukej shumë i lënë pas dore dhe ajo nuk mund të duronte ta linte pas, duke thënë se qeni u hodh menjëherë në makinën e saj dhe u ul në sedile, sikur të dinte se ku po shkonin. Pothuajse 14 vjet më vonë, pavarësisht se ishte pjesërisht i verbër dhe me vështirësi në dëgjim, Spike mbetet një anëtar i dashur i familjes. Qeni më i vjetër i regjistruar ndonjëherë ishte Bluey, një qen bagëtish australian që jetonte në Victoria, Australi. Ajo jetoi për 29 vjet e pesë muaj dhe kishte një jetë aktive gjersa ngordhi në vitin 1939.