Food & Drink

Njihuni me ushqimet që shkaktojnë varësi!

Disa ushqime konsiderohen të shëndetëshme, e disa të tjera jo, por problemi fillon kur këto ushqime fillojnë e krijojnë varësi tek organizmi. Varësi të tilla shtojnë mundësinë për të qenë obezë apo për tu prekur nga një sërë sëmundjesh kronike e shumë serioze.

Ushqimet që krijojnë varësi:

Disa ekspertë të Universitetit të Miçiganit në SHBA dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendencë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave. Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve është kjo: Picat, çokollata, patatinat, biskotat, akullorja, patatet e skuqura, mishi i skuqur, pijet energjike, tortat, djathi, ushqimet e skuqura, karamelet, kokoshkat.

Gjithashtu ekspertët shprehen se të gjitha ushqimet e procesuara me shumë kripë, sheqer, yndyra apo ato të konservuarat kanë shumë mundësi të krijojnë varësi për trupin.