Tech

Njihuni me vendin që ka ndaluar shitjen e telefonave Xiaomi!

Tre operatorët kryesorë të telekomit finlandez po pezullojnë shitjen e telefonave Xiaomi. Tre operatorët kryesorë të telekomit në Finlandë të cilat janë Telia, DNA dhe Elisa po pezullojnë shitjen e telefonave Xiaomi për shkak të pranisë së prodhuesit kinez në Rusi pas fillimit të pushtimit të Ukrainës.

Sipas një raporti të portalit finlandez, Suomimobiili, Telia nuk do të shesë më telefona të rinj Xiaomi, por vetëm ato që ka në magazinë. DNA-ja ka vendosur që nuk do t’i shfaqë më në dyqanet e saj dhe në faqet e saj të internetit, ndërsa operatori Elise ka theksuar se gradualisht do të ngushtojë gamën e telefonave nga prodhuesi kinez.

“Vendimet për gamën Elise merren sipas kërkesave të klientëve dhe telefonat Xiaomi kanë ende klientët e tyre. Por, ne kemi monitoruar situatën në lidhje me biznesin e prodhuesit në fjalë në Rusi dhe kemi folur me të. Rezultati është që ne kanë ngushtuar përzgjedhjen e pajisjeve të tyre në dyqanet tona”,-tha për portalin finlandez, Olli-Pekka Nokonen, drejtoreshë në Elise. Rikujtojmë se në fillim të këtij viti, Agjencia Kombëtare për Parandalimin e Korrupsionit në Ukrainë e shpalli Xiaomi një “sponsor ndërkombëtar të luftës” për shkak të pranisë aktive të kompanisë në tregun rus.