Gossip Showbiz

Nuk e dimë nëse ka qenë një vendim i saji apo dëshirë e Ben-it, ama J.Lo sapo fshiu çdo gjurmë të A-Rod nga jeta e saj!

Ajo është padyshim e dashuruara e shekullit. E kemi fjalën për divën e muzikës latine, Jennifer Lopez e cila për momentin është shumë e lumtur në krah të së dashurit të saj më të ri, Ben Affleck. J.Lo duket se ka nisur një jetë të re dhe mesa duket në këtë rrugëtim drejt së ardhmes së saj nuk ka më vend për ish-in, Alex Rodriguez.

Së fundmi është vënë re se artistja ka fshirë çdo foto në rrjetin e saj social Instagram me të, madje ish-dyshja e njohur as nuk ndiqen më me njëri tjetrin. Nuk e dimë nëse kjo ka qenë një vendim personal i Lopez-it apo një dëshirë e Ben-it, por ajo që dihet është se tanimë 52-vjeçarja dhe A-Rod nuk kanë mbetur më as miq.

Rikujtojmë, se Ben dhe Jennifer u takuan në 2002 ndërsa ajo ishte akoma e martuar me burrin e saj të dytë Chris Judd. Paparacët e kapën atë duke puthur aktorin në ditëlindjen e saj të 32-të dhe disa ditë më vonë ajo paraqiti kërkesën për divorc.

Ndërkaq, ditën e djeshme aktori, regjisori, producenti dhe skenarist i njohur amerikan, Ben Affleck festoi 49-vjetorin e lindjes, ditëlindje që po e gjen shumë të ekspozuar në media e padyshim që këtu, një kontribut të madh ka rikthimi në lidhje dashurie me Jennifer Lopez. Duket se kjo po e bën dhe një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.

Nëse nuk e dinit, në vitin 2002, Ben Affleck i propozoi Jennifer-it me një unazë fejese me diamant rozë 6.1 karat nga Harry Winston, me vlerë në atë kohë rreth 2.5 milion dollarë. Dhe ashtu si karriera e J.Lo ka vazhduar të rritet në gati dy dekada që nga ajo kohë, po ashtu u rrit vlera e atij diamanti rozë, sipas ekspertëve të diamanteve.