Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ka kohë për pushim”, pas Eurovision Ronela paralajmëron projektet e ardhshme!

Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi të martën e kaluar mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës “Sekret”, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish “Sekret” vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.

E duket se tanimë Eurovision është një ‘kapitull i mbyllur’ për bukuroshen pasi me anë të një Instastory, ajo ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Nuk e keni idenë sa kam qarë kur arrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë

Ndaj, nëse menduat se keni dëgjuar mjaftueshëm nga Ronela prisni pasi është vetëm fillimi.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar ditë nga përfundimi i ‘Eurovision’, ende në panele dhe studio televizive diskutohet mbi përfaqësimin e Shqipërisë nga Ronela. E teksa para pak ditësh është diskutuar mbi këtë nga disa opinionistë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat mbi bukuroshen, kjo e fundit ka zgjedhur të reagojë ashpër me anë të një Instastory.