Celebrities Film & Tv

Nuk ka më dyshime, Tom Cruise arrin marrëveshjen me kompaninë Warner Bros…

Vetëm pak kohë më parë doli lajmi se aktori hollivudian Tom Cruise ka krijuar të gjitha mundësitë për të qëndruar në disa momente romantike me të dashurën e re Elsina Khayrova. Aktori i “Mission Impossible” thuhet se ka rezervua një kat të tërë të restorantit ekskluziv Mayfair Novikov për të shijuar darkën romantike me bukuroshen ruse.

Së fundmi bëhet me dije se aktori dhe producenti, Tom Cruise, ka arritur një marrëveshje me Warner Bros për të luajtur në filma, njoftoi studioja të martën. Si rezultat i marrëveshjes, Cruise dhe kompania e tij e prodhimit do të kenë zyra në Warner Bros, Discovery në Burbank. Projektet specifike brenda partneritetit nuk janë shpallur ende. Cruise do të vazhdojë me ekskluzivitetet e tij ekzistuese, siç është seria e gjatë “Mission Impossible” me Paramount Pictures. Pjesa tjetër e “Mission Impossible” është planifikuar për vitin 2025.

Ne jemi të kënaqur që mund të punojmë me Tom, një legjendë absolute e industrisë së filmit. Nuk mund të jemi më të emocionuar se sa jemi për të mirëpritur Tomin përsëri në Warner Bros dhe mezi presim të sjellim në jetë gjeniun e tij në ekran për vitet në vijim. – njoftoi Warner Bros.

Projektet e kaluara të Cruise me Warner Bros përfshijnë “Interview with the Vampire”, “Sky Business”, “The Last Samurai” dhe “Eyes Wide Shut”. Projekti i tij i fundit me studion, “On the Edge of Future”, u publikua dhjetë vjet më parë.