Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk ka qëndruar pas celularit duke…” Klea Huta i kundërpërgjigjet ndjekësit që thotë se Elgit Doda u bë i famshëm nga ‘BBV’!

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Së fundmi me anë të një ‘Ask-u’ në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja i është përgjigjur disa nga pyetjeve të ndjekësve të saj duke zbuluar pak më shumë për veten e saj. Por, duket se në shumicën e pyetjeve, një prej tyre e ka prekur Klean, teksa një ndjekës u shpreh se Elgit Doda u bë i famshëm prej ‘BBV’ duke pyetur kështu dhe bukuroshen.

Kjo e fundit me anë të një përgjigje mjaft të gjatë në Instastory duket se ia ka mbyllur gojën të gjithë ndjekësve që mendojnë kështu.

Kur Giti bënte muzikë dhe flinte në studio nga pasioni i madh për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot, disa prej jush akoma nuk kishin lindur, jo me ulen para televizionit me telekomandë në dorë apo ekranit të celularit duke thënë shpërfillur ‘he më mori dhe ky famë nga BB’. Askush nuk është rastësisht aty ku është. Askush nuk i di netët pa gjumë, bërrylat e shumtë, refuzimet e shumta, vuajtjet, përjetimet. Të gjithë shohin fotografi të mëdha Ky artist dhe po të mos ishte partneri im. Është artist me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka. Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët.

Rikujtojmë se, para pak kohësh e pyetur në një ‘Ask’ se përse nuk ndiqet me Ermal Mamaqin në rrjete sociale, me të cilin ka bashkëpunuar gjithashtu në një serial, Klea na ka habitur të gjithëve duke u shprehur se jo të gjithë kolegët janë miq, duke nënkuptuar se raportet mes tyre nuk janë dhe aq të mira.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe në vitin 2020 u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Mirëpo, edhe pse shpërndan momente me ndjekësit nga jeta e saj private, Klea tregohet shumë diskrete dhe nuk flet shpesh për gjëra personale duke u treguar shumë diskrete. Mirëpo, herë pas here prezantuesja sigurohet të na tregojë disa momente me djalin e saj.