Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Nuk kalon i ftohti duke u ankuar, ja çfarë duhet të bëni për të reduktuar simptomat e gripit!

Për të reduktuar simptomat e gripit për mëngjes zgjidhni omëletë me kërpudha. Vezët janë një burim i mirë i zinkut, një mineral që forcon sistemin imunitar. Kërpudhat, nga ana tjetër, kanë veti antibakteriale, sepse përmbajnë selen, i cili mbron nga ftohja. Gjithashtu, vitaminat e kompleksit B që gjenden tek kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke forcuar kështu trupin kundër baktereve.

Në mes të vakteve, preferoni kos me pak yndyrë të pasur me probiotikë. Bakteret e mira rrisin imunitetin dhe reduktojnë inflamacionin. Një studim i publikuar në “British Journal of Nutrition” zbuloi se probiotikët mund të zvogëlojnë simptomat e ftohjes me 34%. Pini sa më shumë lëngje. Ekspertët rekomandojnë të pini deri në 2 litra ujë në ditë dhe nëse nuk keni ndonjë problem kronik shëndetësor.

Lëngjet ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve nga hunda dhe fyti dhe gjithashtu hidratimi i duhur ndihmon në largimin e toksinave nga trupi. Për drekë konsumoni pulën e zier me brokoli dhe speca shumëngjyrësh. Brokoli dhe specat janë të pasur me vitaminë C.

Edhe pse është një mit që vitamina C mund të parandalojë ftohjen, ajo në fakt mund të zvogëlojë simptomat. Mishi i pulës siguron proteinën që i nevojitet trupit për të prodhuar antitrupa dhe për të luftuar gripin. Për darkë, shijoni një supë pule.

Kjo pjatë qetëson kollën dhe ndihmon në pastrimin e sekrecioneve nga hundët e mbytura. Është e rëndësishme gjithashtu që të qëndroni në shtëpi, të pushoni dhe të ndiqni këshillat e ekspertëve. Ndërkaq, nëse këto ditë keni kollë dhe ju ka zënë gripi ka një zgjidhje. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.