Celebrities Gossip Showbiz

Nuk kishte si të ishte ndryshe… Yll Limani dhe Dafina Zeqiri arrijnë një super sukses me ‘Kaje’!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Teksa vetëm pak ditë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku pasi dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve. Vetëm pak më parë, teksa Ylli ka ndarë një video tijën duke kënduar ‘Kaje’, krahas ka zbuluar se kënga ka arritur plot 10 milion klikime në platformën YouTube.

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.