Celebrities Gossip Showbiz

Nuk na habit më asgjë nga Kim, pasi pranoi se do të hante jashtëqitje ja veprimi i radhës i Kardashian në emër të bukurisë!

Ylli televiziv Kim Kardashian nuk ka frikë nga testimi i procedurave të reja në emër të bukurisë dhe zona e radhës ishte barku, ngushtimi i tij. Themeluesja e ‘Skims’, me anë të një Instastory tregoi një foto të barkut të saj të kuq pas aplikimit të trajtimit me lazer në stomakun e saj. Ajo shkroi:

Unë mendoj se ky është lazeri im i preferuar, është i dhimbshëm lol por ia vlen!

Kardashian ka qenë gjithmonë e gatshme dhe e guximshme kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës dhe plakjen. Në qershor, 41-vjeçarja habiti të gjithë me deklaratën e saj se deri ku mund të shkonte për të ruajtur rininë e saj. Ajo pohoi se:

Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitjen çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja.

Para kësaj deklarate, Kardashian gjithashtu bëri bujë pasi zbuloi se humbi 26 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonik të Marilyn Monroe për “Met Gala 2022”. Së fundmi bukuroshja dokumentoi një test që bëri ku mati densitetin e saj të kockave dhe përqindjen e yndyrës në trup, duke zbuluar se ajo është në kategorinë e atleteve.

Testet treguan se ajo kishte ulur përqindjen e yndyrës së saj trupore nga 25% në maj të vitit 2021 në 18.8% së fundmi. Pesha e saj gjithashtu zbriti nga 56 kilogramë në 52 nga maji 2021 deri në gusht 2022.

Ndërkaq, Kardashian ka vendosur gjithashtu të zvogëlojë ato për të cilat u bë kaq e famshme, pikërisht të pasmet e mëdha. Miq pranë Kim-it kanë zbuluar se ajo ka ndaluar procesin e BBL Sa i përket jetës sentimentale Kim dhe i dashuri i saj Pete Davidson ‘janë në komunikim të vazhdueshëm’ duke ruajtur një lidhje në distancë. Burimi shtoi se ata i dërgojnë njëri-tjetrit shënime dashurie ndërsa tjetrit.