Celebrities Gossip Showbiz

Nuk njihet, Lana Del Rey lë muzikën dhe bëhet kamariere?

Këngëtarja e famshme Lana Del Rey në një karrierë të re? Artistja habiti internetin dhe fansat pasi u pa duke punuar në një “Waffle House”, vend ku shërbehen waffle, në Alabama.

“Lana Del Rey duke punuar si kameriere në një restorant,” shkruhej në llogarinë e fansave në “Instagram” me një video ku dukej 38-vjeçarja prapa banakut me një uniformë blu dhe një distinktiv të verdhë.

Në videon në fjalë, e cila është postuar më 20 korrik, Del Rey komenton një klient që po kalonte pranë, duke thënë: “Oh shiko këtë djalë. O Zot, Çarli mos e filmo pa lejen e tij”.

Shumë foto janë shpërndarë nga e njëjta llogari fansash të enjten, ku treguan Del Reyn duke derdhur filxhanë kafeje, duke pritur në tavolina dhe duke biseduar me klientët. Ajo gjithashtu u ndal për të bërë disa foto me fansat gjatë turnit të saj në Waffle House.

“Të thuash se jam në ekstazë është një nënvlerësim!!!” ka shkruar një fanse në një “selfie” me Del Rey, si dhe një autograf që ajo mori nga ylli. “Unë kam qenë një fanse e madhe e Lana Del Rey për më shumë se një dekadë, kështu që takimi me të sot ishte vërtet çmenduri.”

Arsyeja e paraqitjes së Del Rey në restorant mbetet e paqartë, megjithëse disa nga fansat kanë thënë se ajo mund të jetë duke filmuar një video të re muzikore ose mund të jetë duke punuar në një album të ri.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë tallur veprimin e saj, ose kanë bërë shaka të ndryshme të cilat janë bërë virale.

Del Rey u pa në një biznes tjetër në Alabama në fillim të kësaj jave, duke bërë një selfie me një fanse ndërsa rregullonte thonjtë e saj në një sallon.

Ylli do të ngjitet në skenë muajin e ardhshëm në festivalin muzikor Lollapalooza në Çikago së bashku me artistët kryesorë Billie Eilish, Kendrick Lamar, Karol G dhe Red Hot Chili Peppers. /Top Channel/