Celebrities Gossip Showbiz

Nuk u martua, ja çfarë fshihej pas fotove të Dafina Zeqirit me fustan nusërie!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Para pak kohësh dyshja u përfolën se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre edhe pse më pas janë parë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit duke na lënë të kuptojmë se kanë ende raporte të mira. Postimet më të fundit në llogarinë personale të saj në Instagram trazuan rrjetin, pasi shfaqej e veshur me fustan nusërie në altar dhe u dyshua se ndoshta Dafi i kishte dhënë fund beqarisë, por në fakt nuk ka asgjë të tillë.

Bukuroshja sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, një këngë shumë prekëse dhe në videoklip artistja shfaqet e veshur si nuse. Pra, qetësohuni njerëz, ishte e gjitha pjesë e këngës që sapo u publikua…

Dafina me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas artistja ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se një tjetër duet po punohet nga ana e dyshes për të na surprizuar.