Lifestyle Love & Sex

‘Numri ideal’ i partnerëve të kaluar seksualë, ja rezultatet e studimeve nga ekspertët!

Shpesh nuk është shumë argëtuese të mësoni për historinë seksuale të partnerit tuaj të ri, por ekziston një hulumtim i cili thotë se e ka zbuluar numrin “ideal” të partnerëve të kaluar seksualë. Hulumtuesit në Angli kanë treguar se beqarët preferojnë të kenë një partner i cili ka pasur tre partnerë seksualë në të kaluarën.

Sipas këtij studimi të publikuar në ‘Journal of Sex Research’, shumica e individëve nuk duan të krijojnë lidhje me persona të virgjër, por gjithashtu nuk i shohin si tërheqës personat që kanë pasur shumë partnerë seksualë në të kaluarën. Si rezultat i anketimit të 188 individëve, 104 prej të cilave ishin gra, hulumtuesit kanë zbuluar se treshi ishte numri magjik sa i përket partnerëve të kaluar seksualë. Sa më shumë partnerë seksualë që ka pasur një individ, aq më pak tërheqës janë dukur para partnerit potencial.

Rikujtojmë se, ka shumë arsye pse djemtë flasin ose lidhen me më shumë se një vajzë. Ka disa që nuk janë monogamë. Disa janë në lidhje me disa vajza për aventura në shtrat. Të tjerët mund të jenë në kërkim të “personit perfekt”. Disa kënaqen duke qëndruar me të.

Disa djem shmangin angazhimin dhe preferojnë marrëdhëniet e rastësishme me shumë vajza sesa një marrëdhënie intime me një. Disave u pëlqen sepse i bën të ndihen mirë me veten. Disa njerëz mendojnë se kjo gjë tregon besim dhe mund të çojë në më shumë sukses, ndërsa të tjerë e shohin atë si mungesë respekti dhe një tregues të pasigurisë.

Në fund të fundit, ky është një vendim që çdo individ duhet të marrë për veten e tij bazuar në preferencat e tij personale. Por le të gërmojmë pak më thellë në motivet e tyre. Pse djemtë flasin ose lidhen me më shumë se një vajzë në të njëjtën kohë? Zbulojeni në këtë link.