Celebrities Gossip Showbiz

Pas dhunës fizike, gjyqit dhe burgut, Fero dhe Arbenita Ismajli fotografohen së bashku!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.

Pas reagimit të dy palëve të përfshira është zbuluar raporti i Prokurorisë dhe deklarata e avokatit të Feros, i cili i kundërshtonte akuzat e Arbenitës. E kjo e fundit me anë të një Instastory ka prezantuar për ndjekësit avokatin e saj, i cili do të ndjekë hap pas hapi çështjen.

Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në rrjete sociale. Ama së fundmi të gjithë fansat janë befasuar pasi Fero dhe Arbenita janë filmuar së bashku duke ecur në një ambjent jashtë dhe duken shumë të qetë dhe vetëm me njëri-tjetrin. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta ata mund të jenë pajtuar dhe kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit duke hedhur pas krahëve gjithçka ose e gjithë kjo ishte një lojë për t’u përfolur në media. Megjithatë tani mbetet vetëm të presim një reagim nga vetë ata.

Së fundmi Arbenita ka postuar disa video dhe foto me vajzën e saj të vogël, Ninën duke i falur shumë dashuri njëra-tjetrës, ku Nina me anë të një përqafimi tregon se sa shumë e do nënën e saj.