Celebrities Love & Sex Showbiz

Pak pasi i dha fund lidhjes 3-vjeçare, Bella Thorne ndez thashethemet për një romancë me aktorin e njohur!

Aktorja dhe modelja e njohur Bella Thorne dhe aktori Ryan Eggold kanë ndezur thashethemet për një lidhje, pasi u panë së bashku së fundmi në New York. Sipas burimeve të ‘Page Six’, dyshja u shfaqën në hotel dhe restorant për darkë pasi ishin të ftuar në një festë. Megjithatë, ata thuhet se nuk qëndruan në festë. Burimi tha se:

Ata ishin jashtë së bashku duke bredhur për koktejle.

Një organizator i ngjarjes konfirmoi për ‘Page Six’ se Thorne dhe Eggold, i cili është 13 vjet më i madh se ajo, pritej të merrnin pjesë, por në fakt nuk arritën kurrë në darkë. Lajmi vjen pak javë pasi Thorne i dha fund fejesës së saj me Benjamin Mascolo, pasi qëndruan bashkë për tre vjet. Sa i përket aktorit, ai më parë ka qenë i lidhur me yllin e “Twilight” Ashley Greene dhe prezantuesen e “Today” Jill Martin.

Këngëtari italian e konfirmoi ndarjes përmes një postimi në Instagram.

Para 3 vitesh njoha njeriun më të mrekullueshëm. Atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë, jam pafundësisht mirënjohës për çdo moment të kaluar së bashku. Ishte një eksperiencë e bukur të isha krah saj. Me këtë person mësova çfarë është dashuria. Mbaj mend çfarë më tha herën e parë që jemi takuar. Më tha: ‘Sa i bukur je’. ‘Jo nuk jam’-i thashë unë. ‘Nëse nuk me lë të të komplimentoj nuk do të funksionojë mes nesh’-ma kthehu. Me të mësova të dua veten, të ndihem i bukur dhe të pranoj të metat e mia. Vetëm zoti e di sa njerëz kam lënduar me këtë ego-n time. Tani jam gati për një kapitull të re në jetën time. Dhimbja do të jetë ‘mësuesi’ im siç dashuria ishte. Të bini në dashuri është gjëja më e bukur që mund t’ju ndodhë. Marrëdhëniet nisin dhe përfundojnë. I uroj vetëm më të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua!