Celebrities Love & Sex Showbiz

Pak pasi u bë baba, Nick Jonas rrëfen këndvështrimin e tij mbi atësinë!

Dyshja e njohur Nick Jonas dhe Priyanka Chopra mirëpritën vajzën e tyre, Malti Marie, disa ditë më parë pasi vogëlushja kaloi më shumë se 100 ditë në njësinë e kujdesit intensiv për të porsalindurit. Me këtë rast, çifti ndau edhe foton e parë të saj në Instagram.

Jonas së fundmi ka folur për këndvështrimin e tij të ri mbi atësinë. Duke folur për ‘Variety’, këngëtari përmendi shkurtimisht ngjarjen tragjike të Teksasit duke pohuar se gjërat ndihen më intensive tani që ai është baba.

Pesha e gjithçkaje është shumë më intensive. Mendoj se tani ka të bëjë me përpjekjen për të qenë sa më i pranishëm dhe sa më i ‘zhytur’ në mendime për familjen, por edhe për njerëzit e tjerë. Unë jam shumë mirënjohës për Malti Marie dhe perspektivën e mrekullueshme të të qenit prind.

Pasi lajmit për masakrën e tmerrshme të Teksasit, Jonas ndau në Twitter një link me një grup të quajtur ‘Moms Demand Action’ që punon për t’i dhënë fund dhunës me armë.

Si baba, si xhaxha, nuk mund të mos mendoj për fëmijët dhe të gjitha jetët e humbura. Unë shpresoj që ndryshimi të ndodhë dhe ne do ta shohim fundin e kësaj.

Rikujtojmë, se Chopra dhe Jonas janë martuar prej vitit 2018 dhe që atëherë e kishin shprehur në shumë intervista dëshirën për t’u bërë prindër. Sipas një çertifikate lindjeje të siguruar nga ‘TMZ’, vajza e çiftit të famshëm erdhi në jetë pak pas orës 20:00. më 15 janar në një spital në San Diego, Kaliforni.