Botë e Çuditshme Love & Sex

Pak pasi u divorcua, njeriu më i gjatë në botë udhëton në Rusi për të gjetur gruan e ëndrrave!

Njeriu më i gjatë në botë është gati për martesë. Sipas medieve të huaja, Sultan Kosen, 39-vjeçar, i cili është 251 centimetra i gjatë, ka udhëtuar në Rusi në kërkim të një partnereje të re për të krijuar një familje. Ai u shpreh në një emision televiziv rus se:

Kam dëgjuar se gratë ruse i duan burrat atraktivë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë!

Fermeri me prejardhje kurdë ka lindur në qytetin juglindor turk Mardin dhe mban Rekordin Botëror Guinnes si njeriu më i gjatë në botë. Ai ishte martuar më herët me gruan siriane Merve Dibo, 175 centimetra e gjatë në vitin 2013, por gjërat nuk funksionuan sepse ajo fliste arabisht dhe ai mund të flasë vetëm turqisht.

Çifti së fundmi janë divorcuar dhe Kosen tashmë është në kërkim të partneres tjetër. Ai hipi në avion dhe udhëtoi për në Moskë në kërkim të nuses së re në fillim të dhjetorit. Ju sjellim në vëmendje se këngëtarja e hitit “Jolene”, 75 vjeçarja Dolly Parton mori tre certifikata të reja në Nashville, Tenesi, nga Rekordet Botërore Guinness.

Dy tituj të rinj të rekordeve për këngëtaren janë për më shumë dekada dhe më shumë këngë në vend të parë në tabelën e “Billboard US Hot Country Songs”, të dyja nga një artiste femër. Parton theu gjithashtu rekordin e saj për më së shumti këngë në tabelë në përgjithësi, me 109 këngë që kanë hyrë në top listën e Billboard.