Celebrities Showbiz

Dolly Parton shënon tre rekorde botërore në Guinness!

Nga të kënduarit te aktrimi, nga shkrimi i këngëve te shkrimi i librave dhe nga fillimi i programit të saj për të ndihmuar në financimin e një vaksine kundër koronavirusit, Dolly Parton ka provuar prej kohësh se nuk ka asgjë që ajo nuk mund të bëjë. Dhe, siç rezulton, në rastin e të paktën disa prej arritjeve të saj, ajo mund t’i bëjë ato më mirë se çdokush tjetër.

Dolly Parton ka shtuar edhe më shumë sukses në karrierën e saj mbresëlënëse muzikore. Këngëtarja e hitit “Jolene”, 75 vjeçe, mori tre certifikata të reja në Nashville, Tenesi, nga Rekordet Botërore Guinness.

Dy tituj të rinj të rekordeve për këngëtaren janë për më shumë dekada dhe më shumë këngë në vend të parë në tabelën e “Billboard US Hot Country Songs”, të dyja nga një artiste femër. Parton theu gjithashtu rekordin e saj për më së shumti këngë në tabelë në përgjithësi, me 109 këngë që kanë hyrë në top listën e Billboard. Parton u shpreh se:

Kjo është ajo lloj gjëje që të bën vërtet shumë të përulur dhe shumë mirënjohëse për gjithçka që ka ndodhur. Nuk e kisha idenë se do të isha në Rekordet Botërore të Guinness kaq shumë herë. Jam e nderuar. Kam pasur shumë njerëz që më kanë ndihmuar të arrij këtu. Faleminderit të gjithëve ju që më ndihmuat të kem gjithë këtë. Më ka pëlqyer të jem në gjendje të siguroj jetesën në biznesin që e dua aq shumë. Unë kam qenë shumë me fat që kam parë ëndrrat e mia të realizohen dhe thjesht shpresoj të vazhdoj për aq kohë sa të mundem. 

Rikujtojmë se, muajin e kaluar Dolly Parton vendosi që t’i tregonte të gjithë ndjekësve dhe fansave të saj një foto shumë të veçantë. Në rrjetin e saj social Instagram, ylli 75-vjeçar ka postuar një foto të sajën me bashkëshortin prej 55 vitesh. Kjo foto ishte jashtëzakonisht shumë e bukur dhe mund të konsiderohet si një foto shumë e bukur dhe mjaft e rrallë, për të vetmen arsye se tekstshkruesja shumë pak herë ka bërë postime të tilla.