Design Film & Tv

Pamje/ Shtëpia e Laura Dern, një ëndërr e vërtetë…

Në shtëpinë e saj në Brentwood, ylli i “Big Little Lies”, Laura Dern kombinon copëza nga karriera e saj mbreslënëse me pak prekje Bohemiane për një ndjesi me të vërtetë unike.

Para dy vitesh, kur erdhi koha për ta ndryshuar shtëpinë e saj me stil Spanjoll “Moorish” të viteve ’20 dhe të krijonte një “hapësirë të re për shtëpinë” për veten dhe dy fëmijët e saj, aktorja e çmimit fitues, Laura Dern kishte një mision të qartë, “Kam fantazi ta kthej në një shtëpi në pemë”. Ishte pak e vështirë për të të krijonte një shtëpi në pemë, pasi të tilla për të jetuar një familje nuk para gjenden në Los Angeles. Kështu, ajo telefonoi mikun e saj të ngushtë, Michael Kovac me të cilin u prezantua nga producenti i filmit Steven Spielberg. Kovac e gjeti shtëpinë në gjendje të errët dhe jo në kushte të mira. Ai u shpreh për të:

Dukej si të ishe në kamping, asnjë lidhje me botën jashtë.

Dern, gjithashtu kontaktoi me producentin me të cilin punoi për herë të parë në “Blue Velvet” në 1980, i cili është një tifoz i arkitekturës së mes-shekullit. Në një periudhë plot me rinovime u hapën tre dhoma që arrijnë 2,464 metra katrorë. U ndryshuan muret duke i zëvëndësuar ato me xham në anë dhe në tavan dhe shtëpia duket si
“në qiell të hapur”. U shtua edhe një pishinë, ngjyrat e dizajnit të brendshëm u çelën dhe zgjeruan kuzhinën. Zhdukën ato hapësirat e vogla të çuditshme dhe mbrojësen e zezë në oborr që pengonte dritën të hynte brenda. Si rezultat, shtëpia mori një pamje shumë të bukur, si brenda dhe jashtë.

Dimrin e kaluar, Dern vendosi të merrte për dizajnin e brendshëm edhe Trip Haenisch, e cila punonte me moton

T’i vendosim gjërat bashkë, të vazhdojmë të ndiejmë ngrohtësinë dhe të marrim frymë lirshëm duke nderuar arkitekturën dhe ndjek ecurinë e historisë.

Për Laurën, çdo objekt është i rëndësishëm. pasi mbart një histori. Ajo është tepër nostalgjike dhe çdo rol që ka luajtuar ka lënë një shenjë tek ajo.

Kapelja që i ati i saj, aktori Bruce Dern i dhuroi qëndron në dhomën e vajzës së saj, Jaya. Në dollapin e saj, i cili është i stilit të viteve ’50 varet fustani që ka luajtur në filmin “I Love Lucy” nën petkun e aktores Lucille Ball. Dhe në dhomën e djalit të saj 15 vjeçar është pikërisht kostumi i dizajnuar Ralph Lauren i veshur nga babai i saj në “The Great Gatsby” në 1974, dhuratë nga një mikeshë e saj.

Si koleksionuese e gjërave, ajo blen art, piktura, punime poçarie, gjëra nga mbarë bota dhe postera filmash.

Laura Dern e cilëson dhomën e ndjenjes si “Një nga vendet e saj më të preferuara”. Divanët e lëkurës të viteve ’70, të punuara nga Mario Bellini, jastëqet “Hollywood at Home”, çdo detaj mëse i kuruar.

Më pëlqejnë me të vërtetë shumë vendet plot jetë. Gjithmonë i kam dashuruar ato shtëpitë që duken si shtëpi kukullash dhe kjo me të vëretë më jep ndjesinë e një të tille. Duket sikur je gjithmonë në kërkim të diçkaje magjike, si një kuti thesari”.