Celebrities Ndryshe

Pandemia, koronavirusi dhe karantina në sytë e Alfred Cakos…

Botuesi dhe analisti Alfred Cako ishte i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, ai ndër të tjera komentoi politikanët shqiptarë ‘pa doreza’. Gjithashtu, ai foli për situatën e krijuar nga koronavirusi, përfshirë vaksinat, karantinën e shumë të tjera.

Si një nga analistët e vetëm në Shqipëri që parashikojnë, Cako u shpreh se të parashikosh është një risk i madh. Ai na rikujtoi se e ka parashikuar që kjo lufta kundër koronavirusit do të zgjasë gjatë dhe nuk do të mbyllet me larjen e duarve. Gjithashtu, ai solli në vëmendje atë që ka shpehur që në fillim, se do të bëhet vaksinim me shtrëngim dhe do të zgjasin karantinimet e detyruara, teksa theksoi se ne jemi në skemën e plandemisë.

Kryeinfermierja e Sllovenisë bëri një deklaratë të bujshme… Ajo tha se numrat e serive të vaksinave në shishe përfundojnë me 1, 2 po 3. Ato që mbarojnë me 1 janë vaksina, i ka shpikur një italian që e vranë për t’i marrë patentën…

Kur ato përfundojnë me numër 2 kanë mARN që sjellin vdekje të ngadaltë…

Kur kanë numrin 3 në fund, kanë mARN dhe metale të rënda që shkaktojnë sëmundje të tjera si kancer…