Bota

Paralajmërimi i frikshëm i OBSH-së, një miliard njerëz janë të rrezikuar nga kolera!

Një miliard njerëz në 43 vende janë të rrezikuar nga kolera, sipas një paralajmërimi të OKB-së. “Ka një pandemi që po vret të varfrit para syve tanë dhe ne e dimë saktësisht se si ta ndalojmë atë, por ne kemi nevojë për më shumë mbështetje sepse nëse nuk veprojmë tani, situata do të përkeqësohet”,-paralajmëroi Jerome Pfaffmann Zabruni, kreu i shërbimit të urgjencave të shëndetit publik të UNICEF-it, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se një miliard njerëz në 43 vende janë të rrezikuar nga kolera,”-tha kolegu i tij Henry Grey, i cili është përgjegjës për luftën kundër sëmundjes, e cila përhapet kur mungon kanalizimi dhe uji i pijshëm. Kolera shkakton diarre dhe të vjella dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për fëmijët e vegjël. OKB-së i nevojiten 640 milionë dollarë për të luftuar këtë sëmundje infektive.

Sipas OBSH, fushatat e vaksinimit ka hasur pengesa serioze. Deri më tani këtë vit, 24 vende kanë raportuar shpërthime të kolerës, nga 15 në mes të majit 2022. Henry Grey ia atribuon rritjen e rasteve varfërisë, ndryshimeve klimatike dhe zhvendosjes së popullsisë. Grey tha se:

Ndërsa numri i vendeve të prekura nga kolera rritet, burimet në dispozicion për parandalim dhe kujdes janë rritur gjithashtu. Vaksina është një shembull, më shumë se 18 milionë doza u kërkuan këtë vit, por vetëm 8 milionë ishin në dispozicion, duke detyruar ndalimin e fushatave të vaksinimit. OBSH u detyrua të rekomandonte një dozë të vetme të vaksinës, në vend të dy të nevojshme, duke rezultuar në mbrojtje më pak afatgjatë. E ardhmja është e errët.

Në total, OBSH dhe UNICEF, të cilët punojnë ngushtë së bashku për të luftuar kolerën, kanë nevojë përkatësisht 160 milionë dollarë dhe 480 milionë dollarë gjatë 12 muajve të ardhshëm për më shumë se 40 vende.