Celebrities Gossip Showbiz

Partnerët shokë të ngushtë, por si është raporti i Bora Zemanit dhe Klea Hutës?

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm, megjithatë bukuroshen nuk e shohim shpesh në intervista, ndaj dhe kurioziteti për të në publik është i madh.

Ditën e sotme, Klea ishte e ftuar në ‘Wake Up’ dhe nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se si është marrëdhënia e saj me Bora Zemanin, pasi dy partnerët e tyre, Donaldi dhe Elgiti dihet prej kohësh se janë miq të ngushtë. Klea në fakt na tregoi se njohja e saj me Borën ka nisur shumë kohë më parë.

Unë njihem herët me Borën që shumë herët dhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë.

E së fundmi teksa ka realizuar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj ku këta të fundit mund t’i drejtojnë pyetje të ndryshme për të cilat janë kuriozë, bukuroshja është pyetur se me çfarë projekti do ta shohim në ekran. Prezantuesja jo vetëm që nuk na e ka kursyer një përgjigje, por dhe na ka bërë shumë entuziastë për pritjen në rikthimin e saj.

Në festën e ditëlindjes së djalit të tyre, i cili festoi dy vjetorin para pak kohësh, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, producenti vendosi ta propozojë për herë të parë për martesë partneren e tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.